E mërkurë, 26 Nëntor 2014
Tifogrupi i Plisave gjatë ndeshjes miqësore që po zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Cibonës së Zagrebit kanë shpalosur një baner në të cilin kanë shkruar një mesazh për mediat serbe, të cilat lajmin se Cibona do të luante në Prishtinë e kishin cilësuar si një provokim.
Kur para një muaji u bë i ditur lajmi se Sigal Prishtina do të luante ndeshje miqësore me Cibonën, mediat serbe reaguan me një propagandë tipike të tyre duke e cilësuar këtë gjë si një provokim për ta, dhe si një gjë të parealizueshme. Mirëpo, Cibona dje erdhi në Kosovë dhe momentalisht është duke luajtur kundër Sigal Prishtinës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Plisat me kreativitetin e tyre nuk harruan t’i përshëndesin mediat serbe me një mesazh ironizues, duke ju drejtuar atyre me fjalët: “Shijojeni provokimin”.