Po drogohen 12- vjeçarët!


E diel, 30 Mars 2014

Ka filluar drogën në klasën e gjashtë të fillores. Tani si nxënës i klasës së shtatë (13- vjeçar) ai po vazhdon shkollën fillore në Prishtinë, nën vëzhgimin e familjes.

Shpëtimin nga varësia e drogës e gjeti pas panikut që shkaktuan shokët e klasës që duke parë sjellje të çoroditura të tij, e që shfaqën frikën e tyre, tek prindërit, pastaj shkolla… Janë filloristë, e më shumë gjimnazistë kosovarë , që përveç emrit e mbiemrit të tyre po mbajnë dhe një epitet, atë prej ‘drogaxhiu’.

Konsumimi i drogave, duke filluar nga marihuana e arritur deri tek heroina, po shënon rritje në Kosovë, duke përfshirë tash edhe komunat e vogla të vendit, ku pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, të rinjtë po e blejnë drogën.Të dhënat zyrtare, sidomos ato që vijnë nga qendrat psiko-terapeutike, alarmojnë gjendjen, se tek numri i përdoruesve të drogës po përfshihen çdo ditë dhe më shumë moshat minore…/zeri/

Etiketa:
Të fundit