E hënë, 21 Janar 2019
PODGORICË – Presidenti Ilir Meta nis sot një vizitë shtetërore dyditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.
Rrugët e Podgoricës si asnjëherë më parë janë veshur me flamuj kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.
Këtë atmosferë kryeqyteti malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë, nuk e ka provuar gjatë vizitave të mëparshme të personaliteteve më të larta shtetërore.
Etiketa: Flamuri Kombëtar, Mali i Zi