Podolski, 10 javë jashtë fushe


E enjte, 29 Gusht 2013

Lukas Podolski do të mungojë deri në 10 javë për shkak të lëndimit në ijë të pësuar në ndeshjen e të martës ndaj Fenerbahce.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri Arsene Wenger, që po ashtu ka zbuluar se dyshja Aaron Ramsey dhe Jack Wilshere do të jenë të gatshëm për derbin e të dielës ndaj Totenhamit.

“Është një lajm i keq për Lukas Podolskin pasi ai do të jetë jashtë fushe për 10 javë. Lëndimi i tij është më keq se që menduam në fillim. Është zhgënjyese dhe ne kemi paguar një çmim të shtrenjtë për atë fitore [ndaj Fenerbahce]. Tash duhet të jemi të durueshëm”, ka thënë Wenger.

“Lajmi është pozitiv [rreth Wilshere dhe Ramsey]. Ata kanë pasur vetëm goditje dhe shtypje. Ata do të jenë të përfshirë”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/

Të fundit