E shtunë, 4 Mars 2017

Tyran Prizren SPAHIU
E vogel varka ballë nuk bënë
pamëshirshëm goditur është,
janë kohërat kur vendosin
ethet e vargjeve tejet jetëshkurtë.
Në atë stuhi gjendur janë shkronjat
mes oqeanit të pafund,
furtuna rrëmben emocionet
strofat pa peshë uji lekund.
Ofrohen valet e përgjegjësisë
flamuri i bardhë erdhi fundi thotë,
edhe një forcë e madhe shtytës
dridhjet që zgjojnë frikë ke poezitë.
Ardhur me acarin çafkat ngrënës
aheng bëjnë në detin e trazuar,
gjetur kane fjalët pa peshë
mes askundit në detin e gjërë.
Por, në lagunën e anijes së letërsisë
ndodhi koha e ngritjes së artë,
poezitë që mbijetojnë nuk tremben gjykatës
poetët thojnë janë më të pasurit në shpirt.
Aty, gjallëron qëndresa dhe pendët
edhe sot, furtunës ballë i bëjnë,
virtyti fisnik qendron në kovertë
janë emrat e poetëve që frymëzojnë.
Gjykata e Lartë në hapësirën e artit
mirëseardhje të ngrohtë uron,
pohon meritor është mendimi i lexuesitë
verdikti, janë vargjet që letërsinë stolisin…
Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike X
Bohemi