E shtunë, 22 Qershor 2019
Real Madrid ka si objektiv transferimin e Paul Poba. Madrilenët po përfitojnë shumë nga dëshira e madhe e lojtarit për tu larguar.
Francezi siç raportohet ka zgjedhur Realin por edhe Juventus insiston shumë për rikthimin e Pogba-s në Torino. Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar drejtuesve të ekipit që Pogban ta shesin tek ekipi që jep më shumë.
Në rast dështimi i transferimit të Pogba, Real do të kalojë në planin B ku do të synojë danezin e Tottenham, Eriksen. Për trasnferimin Eriksen, Real mund të përdorë edhe Asension.
Etiketa: Manchester United, paul pogba, Real Madrid