Poliçan, asgjësohen 1360 rrënjë kanabis


E enjte, 23 Qershor 2016

kana

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Poliçanit, bëri të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 1360 rrënjëve bimë narkotike, kanabis sativa.

Bimët u gjetën të kultivuara në një parcelë pa pronar, në lagjen “Lakër”, të fshatit Çorogjafë,.

Asgjësimi i lëndëve narkotike u bë me djegie ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit