Policët e dehur terrorizojnë qytetarët e Fierit


E hënë, 24 Gusht 2015

foto-26-640x345

Pa e kuptuar se ç`po bëjnë, dy punonjës policie, të së njëjtës gradë, pasi kanë pirë kanë dalë jashtë lokalit dhe kanë nisut të qëllojnë në ajër me armët e shërbimit. Banorët kanë lajmëruar policinë, pasi kanë patur frikë prej tyre, meqë që të dy punonjësit e policisë dukeshin se ishin nën efektet e alkoolit. Por pas takimit me dy kolegët, policia e Lushnjes dhe e Fierit, kanë kuptuar se ata ishin vërtet të rrezikshëm. Është dashur ndërhyrja e kreut të policisë së Lushnjës për të bërë të mundur neutralizimin e tyre. Vetë Policia e Shtetit dha detajet për dy punonjësit e policisë.

Prangosja

Dy efektivë policie në gjendje të dehur kanë qëlluar disa herë në ajër duke terrorizuar banorët në Fier dhe Divjakës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre. Sipas të dhënave, 43-vjeçari Edmond Sulaj dhe 26-vjeçari Amarildo Bala, të dy me gradën inspektor, pasi kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli në një nga lokalet e zonës turistike Divjakë, kanë qëlluar secili disa herë, me armët e tyre personale, në vend publik në rrugën automobilistike, brenda zonës turistike.

Më pas, ata janë larguar me mjetin tip BMW X5 me targa AA 220 DE, në drejtim të qytetit të Fierit. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e policisë, kanë ngritur postblloqet dhe kanë ndaluar mjetin në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Plugut”. Dy punonjësit e policisë, fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të shërbimeve të rendit për t’u shoqëruar, deri në ndërhyrjen e Shefit të Komisariatit të Policisë Lushnje.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnje, dy të arrestuarit kanë përdorur një fjalor fyes dhe jashtë etikës ndaj punonjësve të policisë që kryen shoqërimin, por përveç kësaj bluve u është dashur të përdorin forcën për t’i marrë armën kolegut të tyre të dehur, Edmond Sulajt, i cili refuzonte që ta dorëzonte pistoletën e shërbimit. Gjithashtu, punonjësit e policisë Edmond Sulaj dhe Amarildo Bala refuzuan t’i nënshtroheshin testit të alkoolit, edhe pse janë paralajmëruar se ky veprim përbën vepër penale, sipas kushteve të përcaktuara në nenin përkatës. Tashmë dy efektivëve të policisë do të përballen me Prokurorinë e Lushnjës, ku ka përfunduar edhe dosja e tyre, pasi gjithë asaj odiseje me të “vetët”.

Të fundit