Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policia apelon për siguri në trafik e mospërdorim të armëve

Astrit Shehu | 14:08 - 01.08.2015

Policia duke ditur se gjatë sezonit veror ka frekuentim më të shtuar të automjeteve në të gjitha akset rrugore, ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë.

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në vend, ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor si dhe me qëllim të parandalimit të përdorimit të armëve të zjarrit, gjatë sezonit veror do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në gjithë territorin e vendit, për të krijuar një ambienti më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët .

Policia duke ditur se gjatë sezonit veror ka frekuentim më të shtuar të automjeteve në të gjitha akset rrugore, ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor, andaj Policia vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj gjithë shkelësve të ligjit.

Po ashtu Policia e Kosovës, ashtu siç e kemi paralajmëruar vazhdon implementimin e “urdhrit operativ për sezonën verore 2015”, ku një ndër objektivat e veçanta ka parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma, pasi si pasojë e përdorimit të tyre mund të ketë pasoja dhe viktima në njerëz.

Lidhur me këtë ju njoftojmë se PK-ja, ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit, dhe këtë e dëshmojmë me disa raste të paraqitura në vijim në kuadër të raportit 24 orësh në disa rajone.

Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët, andaj me qëllim të shmangies së rrezikut “APELOJMË” tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore.

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellët, në parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë.


Arivisti Company