Policia arreston ata që postojnë fotografi me armë në facebook


E premte, 24 Korrik 2015

Në Pejë është arrestuar një person i cili kishte postuar në profilin e tij në facebook fotografi duke mbajtur armë në dorë.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, policia ka bastisur banesën e tij mirëpo nuk ka gjetur asgjë të dyshuar përpos një pistolete shkrepës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, edhe një arrestim tjetër është kryer nga policia pasi një qytetar kishe postuar në facebook një pushkë gjuetie të kalibrit 12 mm, prodhim anglez.

Policia pas kontrollit në shtëpinë e tij e ka konfiskuar armën dhe i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Etiketa: , , ,
Të fundit