E shtunë, 25 Korrik 2015
Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, Policia e Kosovës në disa akse rrugore gjatë sezonit verorë do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen me ligj, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe shenjat e komunikacionit rrugor.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj gjithë shkelësve të ligjit.
Etiketa: Kosovë, Policia