Policia e Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruajnë një bashkëpunim, vlenë për sezonën verore


E hënë, 30 Qershor 2025



Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik veror dhe fluksin e shtuar të shtetasve nga Kosova drejt Shqipërisë, Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës kanë firmosur një Memorandum Bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin shqiptar.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, duke thelluar më tej bashkëpunimin mes dy institucioneve në funksion të sigurisë dhe lehtësimit të qarkullimit rrugor.







Etiketa:
Të fundit