Policia ka nisur patrullimin me vetura civile


E martë, 7 Gusht 2018

Prishtinë – Për shkak të shtimit të numrit të automjeteve në trafik dhe numrit të aksidenteve në javët e fundit, Policia e Kosovës ka vendosur që ta çojë më tutje patrullimin duke nisur me përdorimin e veturave civile në këtë detyrë.

Automjetet zyrtare-civile të policisë drejtohen nga zyrtarë policorë në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm me zërim dhe ndalimi i kundërvajtësve nga këta zyrtarë me automjete civile bëhet vetëm pas ndezjes së dritave rotative dhe alarmit me zërim, gjithnjë duke i pasur parasysh rregullat e sigurisë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës kërkon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht tek shoferët e automjeteve, që të respektojnë rregullat që dalin nga Ligji i Trafikut Rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar.

Etiketa: ,
Të fundit