Policia konfirmon: Brahim Shatrolli komandant i ri në Lipjan pas dorëheqjes së Gashit


E enjte, 10 Korrik 2025



Pas zhvillimeve të fundit në komunën e Lipjanit, Komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Argjend Gashi, ka kërkuar lirimin nga pozita e tij. Kërkesa e tij është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Drejtoria për Informim e Policisë së Kosovës, përmes zëdhënësit Baki Kelani kanë konfirmuar për Tëvë1 se në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjend Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emruar Kapiten Brahim Shatrolli.”, thuhet në përgjigjen zyrtare.







Etiketa:
Të fundit