Policia kufitare konfiskon mbi tre kilogram marihuanë


E hënë, 3 Tetor 2022

GJAKOVË – Policia kufitare konfiskon mbi tre kilogram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Me datë 02 tetor 2022, rreth orës 13:30, në pikë kalimin kufitar “Qafë të Prushit” në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit “VW Passat” me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F, i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova.

Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, duke bazuar në analizën e rriskut nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram.

Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, iu është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme.

Etiketa: , , ,
Të fundit