Policia në Prizren gjeti armë dhe municion gjatë gjuetisë së kundërligjshme


E enjte, 10 Shkurt 2022

PRIZREN – Më 09 shkurt 2022, Policia në Prizren, Stacioni Policor Veriu, në Prizren pranoi një informacion, ku bazuar në këto informata hetuesit policor kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe e kanë identifikuar të dyshuarin:

G.H. i datëlindjes 1961

I njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se më datën 31.10.2021 në fshatin Shpinadi të Prizrenit, në vendin e quajtur Koplanik ka kryer gjueti të kundërligjshme.

Më këtë rast hetuesit policorë në cilësinë e provës materiale sekuestruan përkohësisht këtë armë:

-Pushkë gjahu “P. BERETTA “

Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Etiketa: , ,
Të fundit