E diel, 21 Gusht 2016
Prizren – Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, thotë se policia gjatë këtij viti ka punuar intenzivisht në luftimin e krimit të organizuar në rajonin e Prizrenit.
Sipas tij, siguria në këtë rajon është në nivel të lartë.
Krasniqi tregon se gjatë tetë muajve të këtij viti, policia ka punuar në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.
“Deri më tash kemi arrestuar 21 persona, që janë marrë me trafikim të qenieve njerëzore”, tha Krasniqi.
Ai tregon se policia është duke punuar në identifikimin e personave të tjerë që merren me këtë “zanat”, transmeton Telegrafi.
Drejtori Krasniqi tha po ashtu se, gjatë kësaj periudhe kohore, policia ka punuar edhe në luftimin e trafikimit të drogës.
“Është e vërtet që ka drogë, por policia është duke punuar në luftimin e kësaj dukurie dhe ka arrestuar 32 persona”, tha Krasniqi.