Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policia rajonale e Pejës, aksion konfiskimi armësh

Prizren Post | 10:22 - 14.01.2016

Pejë – Në tre ditët e fundit Policia rajonale e Pejës, nëpërmjet disa aksioneve dhe aktiviteteve të ndara ka konfiskuar armë dhe municione të mbajtura në pronësi të disa të dyshuarve.

Me anë të një komunikate për shtyp, Komanda rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se efektivët policor në rajonin e Pejës, në këto aksione kanë arritur të konfiskojnë një pushkë automatike cal, 7.62 mm, një pistoletë TT –cal. 7.62 mm dhe një pistoletë me gas F-92.

Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimor përkatës janë iniciuar raste ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim paautorizuar i armëve’, konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Qëllimi ynë është që të merren masat e nevojshme në ofrimin e një ambienti të sigurtë për qytetaret e vendit, bizneset dhe shoqërinë në tërësi”, përfundon komunikata për media e Policisë Rajonale të Pejës, duke ritheksuar se armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbeten burim i rrezikut serioz për qytetarët. /Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company