Policia thotë se aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare


E enjte, 12 Qershor 2025



Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Aksioni ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani.

Ndërkohë, raportohet se nga ky aksion janë arrestuar tri zyrtare policore për keqpërdorim të detyrës zyrtare







Etiketa:
Të fundit