Politika Amerikane terrorizon Tregun Botëror!


E hënë, 1 Tetor 2018

Autor: Savash VELIU

Turqia sot në këtë hapsirë gjeografike arrin të shtoj konkurencën e saj bindshëm duke u pozicionuar fuqimisht aty ku e ka vendin realisht duke shprehur vullnetin veprues mbi ekonominë botërore si një antare e barabart strategjike në suaza rajonale dhe ate globale si shtet i ri presidencial… Turqia edhe pse nuk është një superfuqi ekonomike apo ushtarake është shndërruar në një lider global si pjesë e zgjidhjes në Irak, Siri dhe vendet tjera e cila arrin të vëndoj vullnetin e saj politik në pah si lider rajonal që kërkon hisen e saj në këtë kolaç të madh të tregut dominues energjetik.

Politika e SHBA-së e drejtuar nga ‘’shteti i thellë – GLADIO’’ në plan të parë ka gjithnjë të destabilizoj lindjen e afërt që përmes saj të destabilizoj përreth edhe shtetet fqinje si, Turqin dhe më pas edhe Evropën sepse me energji nga aty ushqehet edhe evropa. E gjithë kjo rrëmujë ndodh për të vazhduar Perandorinë e ngritur mbi një sistem të zullumit despotik. SHBA me këtë plan kaotik tenton ta kontrolloj botën dhe kështu prej kaosit të fitoj forcën dominuese në glob si më parë.

Prandaj SHBA në veri të Sirisë në mënyrë të planifikuar grumbullon armatim që të destabilizoj Sirinë dhe kështu të fut rajonin nën kontroll ku janë planifikuar të gërshetohen rrugët e ardhshëm energjetike të rendit të ri botëror. Prandaj SHBA dëshiron një Siri të copëtuar siç është Iraku i federalizuar njëjtën gjë që e duan edhe terroristët e PKK (YPG-PYD-SDG) ISIS..!
Vetëm ky rajon i mesopotamisë përbën 48% e energjisë së globit dhe nëse ia shtojmë edhe Kaukazinë ajo bëhet 60% e nëse ia bashkangjesim edhe Afrikën kjo e bënë 80% e saj dhe prandaj ky rajon i mesdheut shihet si qendra energjetike e së nesërmes ku të gjitha rrugët energjetike në rastin e shumtë do të kalojnë brenda Turqisë dhe ky gërshetim do ta bëj atë epiqendër të saj, prandaj kohë pas kohe Turqia destabilizohet me goditje të ndryshme nga aleatët perëndimor dhe ato rajonale…!

Energjia nukleare është shumë më e lirë se ajo e gazit dhe naftës, shumë më e vështirë për eksploatim nga ana e megakapitalistëve. Sa më shumë centrale atomike të punojnë në botë aq më pak naftë dhe gaz do të nevojitet dhe aq më i vogël do të jetë profiti i kompanive të mëdha hegjemoniste si: “EKSON”, “MOBIL”, “ARKO”, “TEKSIKO”, STANDARD OIL”, etj, të cilat janë pronë e Komisionit Trilateral ku edhe brenda kësaj treshi ka luftë rivaliteti të paskrupullt.
Aty ku ekziston Petroli dhe gazi natyral fuqitë e Botës gjegjësishtë SHBA dhe Europa duan ta kontrollojnë popullatën vendore të cilët më vonë do të nënshtrohenë likuidimit brutal që do të varrosen komplet nën dhe aty ku do shtrihenë gypat enrgjetike të pasur me petrol.

Tani kriza e quajtur atentat ekonomik ngadal ngadal veç po largohet dhe Turqia në këtë rast ka nënshkruar me Rusinë ndërtimin e një gazsjellësi Rusi-Turqi, projekt energjitik pa miratimin e SHBA-ve. Rusia kuptoj se në terren nuk do të bëj gjë pa Turqinë dhe të njëjtën mesazh e morri edhe Amerika se pa Turqinë nuk do ti realizohen asnjë projekt i paraplanifikuar përreth kufijve turk. Kurse brenda kësaj kohe Egjipti dhe Qiproja Greke nënshkruan një marrëveshje të përshpejtuar për fushat e gazit në mesdhe si dhe krijimin e një gypi gazi në zonë. Marrëveshja është bërë duke mos e llogaritur vijën e kufirit me Qipron Turke.

Erdogani menjëherë ka reaguar duke thënë: – Në mesdhe po luhet një lojë bizantinësh, nuk do e lejojmë këtë. Po e ndjekim çdo lëvizje në zonë dhe jemi gati për çdo skenar të mundshëm. Po bëhen marrëveshje të njëanëshme dhe sikur ne nuk ekzistojmë. Duhet të dinë se në mesdhe asnjë projekt nuk merr jetë, nëse Turqia nuk është dakort.

Përndryshe presidenti amerikan Trump njihet më shum si vendimarës i shpejt ekonomik por jo edhe diplomat i kujdesshëm. Ky vendim i shpejt i tij solli në pozit të palakmueshme Erdoganin dhe Turqin, aleatin e tyre të vjetër, mirpo jo edhe prishjen diplomatike në mes këtyre dy shteteve.
Prandaj në ditët në vijim, duhet marë vendime të kujdeshme nga dy palët, ose ndryshe prishet ekuilibri Evropian me vendet e Lindjes së Mesme (ku ka luftë të pakontrolluar) e që Turqia është vend strategjik për mos u përhapur kaosi edhe në Evrop.

Diplomacia Amerikane në të kaluarën (që në kohën e Kisinxher) ka punuar shumë për të aritur aleate të besueshme dhe shumë vjeçare, veçanërisht në Lindjen e Mesme, prandaj mardhënjet në mes këtyre dy vendeve nuk mund të prishen edhe aq leht. Gjithashtu edhe politika dhe Diplomacia e Erdoganit në të kaluarën ka dhën shumë në thellimin e miqësis dhe aleancës mes këtyre dy shteteve duke ruajtur balancën mes dy rivalëve të etur për pozicionim në rajonin e nxehur.
Së fundmi Turqia politikisht e mëvetsuar ka sinjalizuar afrimin e saj edhe me BRICS (një organizatë e bashkëpunimit ekonomik mes Brazilit, Kinës, Indisë, Rusisë dhe Afrikës së Jugut), një lëvizje që sinjalizon braktisjen e saj nga çdo gjë që ka lidhje me dollarin, heqjen edhe të bazës Amerikane dhe daljen e saj nga NATO nëse ato vazhdojnë arrogancën e papërgjegjshëm ndaj saj që këto sot të jenë disa nga arsyet e luftës ekonomike Turqi-Amerikë! Por me aktet dhe ataket e pamatura Amerikane mbi tregëtin botërore ajo në njërën anë filloj edhe rrënimin e sistemit të vet Dollarit amerikan që në skenën botërore po dobësohet duke e zhytur këtë të fundit edhe më thellë në borxhe botërore!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit