Politikanët belgë bëjnë thirrje për heqjen e flamurit izraelit nga Bashkia e Antwerpit


E premte, 13 Qershor 2025



Peter Mertens

Politikanët belgë kanë kërkuar heqjen e flamurit izraelit nga Bashkia e Antwerpit, duke e quajtur shfaqjen e tij të papranueshme në mes të luftës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

Anëtari i Partisë Laburiste të krahut të majtë (PVDA), Peter Mertens dhe ligjvënësja e Parlamentit Evropian, Kathleen Van Brempt, e kritikuan të dy këtë veprim, duke theksuar se flamuri dërgon mesazhin e gabuar në mes të luftës gjenocidale në Gaza.

“Kjo është vërtet problematike. Normalizon dhunën gjenocidale që kryen Izraeli”, tha Mertens.

Van Brempt, i cili shërben gjithashtu si këshilltar bashkiak në Antwerp, e quajti vendimin “të pajustifkueshëm”, duke shtuar se “nuk ka protokoll që mund të justifikojë vuajtjet e mijëra njerëzve”.

Zyrtarët e qytetit Antwerp mbrojtën praninë e flamurit, sipas të cilëve është “një politikë standarde të shfaqen flamujt e vendeve me konsullata në qytet”.

Partia e krahut të djathtë N-VA mbështeti vendimin, duke e quajtur atë një simbol të njohjes diplomatike. Partitë opozitare, përfshirë Groen, kërkuan që në vend të tij të ngrihej flamuri i paqes.







Të fundit
21:52
Atdheu