Poloni: Mijëra manifestues në Varshavë për mbrojtjen e demokracisë


E shtunë, 19 Dhjetor 2015

Varshavë – Me mijëra persona kanë dalë sot të manifestojnë në rrugët e Varshavës dhe në qytetet e mëdha të Polonisë për të mbrojtur demokracinë që vlerësojnë se kërcënohet nga konservatorët e Jaroslaw Kaczynski në pushtet prej një muaji.

“Ne do të mbrojmë demokracinë. Do të mbrojmë Kushtetutën. Do të mbrojmë Gjykatën Kushtetuese”, thërrisnin mijëra manifestues të mbledhur para parlamentit në Varshavë, ku partia e Kaczynski, Ligj dhe Drejtësi (PiS) ka mazhorancën.

“Ne kemi liritë tona dhe do të luftojmë për t’i mbrojtur”, thërriti Mateusz Kijowski, themelues i Komitetit të Mbrojtjes së Demokracisë (KOD), një lëvizje civile spontane e krijuar për t’iu kundërvënë përpjekjeve për politizim të Gjykatës Kushtetuese nga PiS.

Të fundit