E enjte, 8 Qershor 2017
Çështja e refugjatëve ka qenë një nga temat kyçe të fushatës zgjedhore të partisë nacionaliste PiS, në mënyrë të prerë kundër akomodimit të tyre, në zgjedhjet e 2015 ku kjo forcë politike fitoi shumicën absolute në Parlament.
“Ky referendum mund të zhvillohet ditën e zgjedhjeve legjislative më 2019, pasi në këtë mënyrë opinioni i polakëve për këtë çështje do të jetë i qartë dhe pa hije dyshimi për shumicën e re që do të dalë fituese nga ky proces zgjedhor’’, deklaroi presidenti gjatë një konference shtypi, përcjell Atsh.
“Sot, ky problem nuk parashtrohet më. Qeveria aktuale polake nuk është dakort me sistemin e kuotave (evropiane). Nuk jemi dakort me një rivendosje të detyrueshëm të refugjatëve në territorin polak”, shtoi presidenti, pjesë e strukturave të partisë konservatore dhe nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet.
Etiketa: Polonia, Refugjatët