Popullsia e BE-së arrin në 513,5 milionë


E enjte, 11 Korrik 2019

BRUKSEL – Popullsia e përgjithshme e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ka arritur në 513,5 milionë në vitin 2019, treguan të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat).

Sipas të dhënave, popullsia prej 512,4 milionë në vitin 2018 ka shënuar rritje për 1,1 milion, për të arritur shifrën 513,5 milionë.

Gjermania ngelet shteti më i populluar në BE me 83 milionë banorë, kurse pas saj rradhiten Franca me 67 milionë, Britania me 66,6 milionë, Italia me 60,4 milionë, Spanja me 46,9 milionë dhe Polonia me 38 milionë.

Rritja e popullsisë në BE ka buruar nga migrimi, pasi mortaliteti në vitin 2018 ka qenë më i madh se nataliteti, konkretisht në 28 vendet e BE-së janë regjistruar 5,3 milionë vdekje dhe pesë milionë lindje, transmeton Anadolu Agency.

Etiketa: , ,
Të fundit