E shtunë, 24 Shtator 2016
Shkruan: Savash VELIU
Me kalimin në tremivjeçarin e tretë të epokës sonë, gjegjësishtë në shekullin e ri të 21, faktikisht Perëndimi varrosi kufomën e vdekur të “modernizmit”, e nëse këtë do ta shprehim në gjuhën politike ajo do të thotë varrosja e “Luftës së Ftohtë’’, si diç e tejkaluar, e skaduar si dhe e harxhuar, duke u përpiqur të zhvarros tani një kufomë tjetër brenda shekullit të ri si një “risi” i riemëruar si : “POSTMODERNIZEM”; ose Epoka e Varrimit të Shpirtit ose të VLERAVE, ndryshe e quajtur NWO ose “Rendi i Ri Botëror”!
Shumica e kritikëve janë dakord me thënien korale; “jeta është në krizë”! Postmoderna kualifikohet si epokë e varrimit të shpirtit kreativ human tek njeriu. Natyra argumentuese e kësaj teze fillon nga shterja e energjisë mendore e deri tek vetëvrasja fizike e planetit nëpërmjet arritjeve kulminante në shkencë dhe teknikë, teknikë kjo e industrisë së fëlliqur (armatimit), dmth., militariste. E vetmja epokë që ende ka mbetur pa “stil jetese” është postmoderna me peshë ndikimi në manipulimin e vetëdijes së kohës me “Rendin e ri Botëror” ose jetesë pa kufij, pas modernizmit!? Por, edhe vetë “Postmoderna” është një kufomë” që ndot gjithashtu ambientin njerëzor dhe çon botën në një katrahurë buzë greminës apokaliptike globale.
Krijohet përshtypja se bashkëmendimtarët e “epokës së vdekur” kanë për qëllim shkatërrimin e të gjitha sistemeve dhe parimeve mbi vlerën dhe kulturën për të ndërtuar një të re që do ta zëvendësonte epokat e zanafillës dhe ato të bartjes së zhvillimit nga shekulli në shekull.
Mbrojtësit bashkëkohorë të Taos së Fizikës si Fritjor Capra, realizojnë se shkenca dhe feja mund të rriten njëherësh. Kjo në të vërtetë është çështja parësore!
Problemi tek ne qëndron sot në atë se; Ne shumë e Idealizojmë Botën Perëndimore, tepër e ngrisim në syrin tonë, si dhe tepër e vlerësojmë si të tillë. Vajtja e Botës Perëndimore nuk është vajtje, por është rrugë pa rrugë, dekadencë në vete (shpirtëro-material). Ajo Botë është një Kontinent që me shpejtësi po vjetërohet e që i ka harxhuar të gjitha resurset ekonomike, shkencore, politike, psikologjike, filozofike dhe atë etiko-morale, si kulturë dhe civilizim.
Ajo Botë gjithçka bastardoj e veçmas qenjen “njeri” duke e sjellur atë në një gjendje të hiqit.
I gjithë Sistemi filozofiko-politikë Perëndimorë është kurdisur mbi vullnetin e Pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të ashtuquajtur OKB. Ky vullnet ndryshe mund të interpretohet edhe si interes i ngusht i anëtarëve të përhershëm të saj. Lirisht ky sistem absolut mund të emërohet edhe si Hipokrizi politike e skajshme.
Dyfytyrësia është njëra ndër cilësitë më negative të jetës. Në fillim duket se ai që e përdor i sjell ndonjë fitim ose “rrugëdalje”, por më vonë shihen të gjitha pasojat e saj që shkaktojnë shumë dimensione të fatkeqësisë. Hipokrizia (dyfytyrësia) fare lehtë mund të zbulohet, sepse ai në esencë është i pafuqishëm me argumente. Sjelljet e tij janë të zbehta dhe artificiale. Është pa personalitet dhe nuk e ka unin e tij. Tolstoi në një rast thotë: “Kurrë mos i dëgjoni ata që flasin keq për të tjerët dhe mirë për ju”!
Mjerimi nuk e ka shkakun jasht, shkaku është nga brenda. Perëndimorët vazhdojnë ta hedhin përgjegjësinë jasht vetes, por ky është vetëm një justifikim. Përderisa të mëdhenjtë do të justifikojnë sjelljet e tyre për të përfituar nga luftërat, bota kurrë nuk do të njoh paqen!
Bota Perëndimore, gjegjësisht Anglia dhe Amerika për t’i sunduar pasuritë botërore shpiku lloj lloj “izma” duke shfrytëzuar si prapavijë trularjen e nxënësve më të zgjuar në dobi të saj. Ata në Angli kanë ngritur shkolla speciale ku në program është duke u zhvilluar metoda e luftës psikologjike për të arritur tek qëllimi i caktuar si caku jetik. Atë luftë e arrijnë të kryejnë duke krijuar huti psikologjike mes popullatës vendas e shënjestruar përbrenda derisa pas perdes të arrijnë tek qëllimi i dëshiruar. Në këto shkolla speciale arrihen kuadrot nga të huajtë të cilët zgjidhen si nxënës më të zgjuar të botës që të kthehen pastaj si missionar të organizuar në vende e detyra kyçe nën shërbimin anglo-amerikanë.
Këto janë projekte të nisura me qëllim jo të pastër, servilizëm në dëm tjetrit logjikisht që nuk do përfundonte mirë dhe ashtu ndodhi. Sot Perëndimi stagnon dhe shkon në çdo aspekt tatposhtëzës së jetesës! …”Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”, thotë Franklin Roosvelt.
Prandaj miqësia jonë ndaj SHBA-ve nuk mund të tregohet duke përkrahur padrejtësitë e saj ndaj botës së tretë e veçmas vendeve Islame! 9/11 duhet të zëvëndësohet me një emër tjetër që nuk ofendon askënd e që shpreh miqësinë ndaj mikut tonë SHBA-ve me mirëkuptim për diversitetet mes popujve!
Projekti i fabrikuar nën emërimin Sekularizëm si stil Perëndimor ose “Postmodernizëm”, Fenë nuk e sheh si Fe, por si një Folklor tradicional.
Prandaj duhet të pranohet se “Lëvizja Islame” është i vetmi solucion juridik që nuk kërkon që të modernizojë Islamin por kërkon që të islamizojë modernizmin, gjegjësisht postmodernizmin sekular. Këtë e vërtetojnë edhe shumë argumente të urtësisë së lashtë kur thotë se; “Pema që ka fryte, gjuhet me gurë”!
Pra, këtë e vërtetojn edhe citatet e shumta të cituara nga Bibla kristiane kur thotë se; “Vetëm Besimdrejtët do të luftohen ashpër deri në zhbërje”! Pyesim në kohët më të reja kush më ashpër Luftohet, nëse jo Islami dhe myslimanët e sotëm!?
Atëherë, është një e mirë të kuptohet se duhet; “të lexojmë të tashmen duke u kthyer në të kaluarën që ta përmirsojmë të ardhmen si punë më me vlerë duke i shërbyer fesë sinqerisht në parime duke e kthyer jetën në dimensionin e tij “njeri” me plotkuptim të fjalës dhe të veprës!
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.