Pranimi i Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit është legal


E enjte, 23 Qershor 2016

enver hoxhaj

Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se pranimi i Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit është legal dhe është bërë me procedurë të rregullt.

Më tej, Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është i pandalshëm.

Ky reagim i Hoxhajt u bë pas vërejtjeve të Rusisë se anëtarësimi i Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit është i parregullt.