“Pranvera Arabe” dhe Erdoganizmi!!!


E enjte, 13 Korrik 2017

Autor: Savash VELIU

Siç theksova edhe në analizat e më parshme se ishte Erdogani dhe Partia e tij AKP ose Ihvan-i Muslimin që me turnet e organizuara rreth Lindjres së Afërt dhe asaj Mesdheut që nga gjumi shekullor rizgjoi Botën Arabe kah fundvitet e 2000-ta, duke mbledhur simpatitë e humbura shekullore në mesin e arabëve për Turqit dhe Turqinë.

Pra ishte Erdogani që ua përfitoi zemrat vendeve të lMesdheut dhe ato Perëndimorë kinse për një Turqi Qemaliste, që të rezultoj më pas rizgjim i domino rrënimeve të sistemeve të skaduara komuniste dhe diktatoriale në botën arabe, por që ndërkohë ishinë partnerë të ngushtë me diktaturat që vetë instaluan perëndimorët në Gadishullin Arabik, duke bërë një sy qorr ndaj krimeve që ato po kryeninë me dekada.

Në vitet 1980, SHBA-ja vëmendje i kushton kërkimit për një model: “Brenda këtij kuadri të fushës së teorisë së ‘Brezit të Gjelbër’, SHBA u përpoq të rrethonte bllokun socialist me një rrip islamik nga jugu; Projekti i Madh i Lindjes së Mesme ose plani ‘’Marshall’’ që është shfaqur sot bazohet gjithashtu në të njëjtën teori, por po mbulon disa vende afrikane dhe aziatike në rajon.

Me këtë projekt ‘’Marshall’’ të kohës së Xhimi Karterit, perëndimi mirpriste rastin e volitshëm që ti përvetsoj bastionet e fundit monist Rus për të penguar daljen e saj në ujërat e ngrohta të mesdheut arab.

Po kështu edhe Missioni i Erdoganit gjeti mirëkuptim lehtë në perëndim për një reformë ndaj botës së vjetruar arabe për tu sistemuar nën modelin e Ataturcizmit që ishte veç një prototip model properëndimor, por ndërkohë ishte edhe një parti politike që paraqiste një duhmë të islamit politik të moderuar.

A ishte kështu edhe mendimi i Erdoganit ideatorit të partisë AKP, personalitet i cili ishte talebe i liderit fetar të mirënjohur në skenën botërore për një lidhshmëri më të fortë Musliman, që qe reformatori politik dhe ekonomik i cili hodhi themelet e para mbi këtë kauzë politike Vëllezërore, Profesor Doktor Nexhbedin Erbakanit.

Erdogani si politikan i kalibrit të lartë do të preferonte modelin e politikës së kamufluar me ataturcizëm ose sekularizëm, por në fakt brenda produkti ishte Lëvizja politike e Ihvan-i Muslimin, që për qëllim primar kishte afrimin me botën islame qoftë ajo Sunnite apo Shiite.

Kështu politika e Erdoganit shënonte ngritje dhe gëzonte autoritet të lartë duke ofruar shpresa të mëdha në gjeografinë e përvuajtur islame si dhe në atë jo-islame (Brazil, Venezuell, Argjentinë e më tej).

Pompozitetet e Fushatave sollën rezultatet e para politike duke ngritur në skenën Tuniziane liderin Ganushi dhe më pas në Egjipt edhe Mohamed Morsin të vëllezërisë Islame. Por forcat siono-arabe këtë këndellje popullore të Ihvan-i Muslimin e ndërpreu brutalisht në Egjipt mbi presidentin sapo të zgjedhur Morsin. Kurse në Libi iu hoq flama Gadafit kurse Bashar Asadi qëndroi në këmbë në saje të ndihmës Iraniane dhe atë Ruse, por i shkatërruar në themel.

Pas rrëximit të Presidenti Mohamed Morsi, atëherë Erdogani me fjalët kumbuese thumboi botën shurdhmemece duke thënë se; ‘’Bota është më e madhe se Pesësha e KS’’ në OKB, ku botërisht prokllamoi simbolin e Vëllezërisë Islame si mission i tij politik të simbolizuar në 4 gishta të Rrabias që do të thotë ;

– Një Shtet, Një Fe, Një Popullë dhe Një Vatan!

Kjo ishte porosia e hapur ndaj planprishësve se kjo rrugë nuk ka fund e kthim prap derisa të arrihet te paqa dhe qetësia e palëkundur në botën sekulare kapitaliste.

Por nuk duhet harruar se në atë periudhë politika e brendshme dhe ajo e jashtme e Erdoganit kishte edhe dështimet e tija të pakuptimta radhazi.

Për dështimet e politikës së jashtme të Turqisë shkaktar nuk ishte Erdogani, por ishte ministri i jashtëm për çështjet strategjike, Ahmet Davutogllu dhe Kryetari i shtetit turk Abdulla Gyl, dy figurat qendrore të politikës globale dhe më të besuar të Erdoganit.

Si Davutogllu ashtu edhe Gyli ishin dy kryesues të fushatave politike brenda Turqisë dhe jashtë saj, dhe kontributi i tyre nuk mund të minimizohet asessi sepse ishin reformuesit të Turqisë së re, si fuqi politike ashtu edhe atë ekonomike.

Por kur bie fjala për politikën e jashtme të Turqisë atëherë që të dy këta nuk e përfillnin strategjitë e Erdoganit, por i trajtonin çështjet kokë në vete ose zbatonin një politik më properëndimor e jo atë që preferonte Erdogani – pro vëllezërisë islame.

Kjo gjendje sabotuese e fshehtë do të vazhdoj deri në përplasjen më kritike që do të arrihet gjatë rëximit të aeroplanit rus SU-24 në kufirin turko-sirian të vitit 2015, akt që qe e organizuar nga perëndimi dhe Davutogllu që ta lënë Turqinë Erdoganiste të vetëm duke e shtyrë atë detyrimisht drejtë aksit perëndimor. Ky acarim politik mes Erdoganit dhe Putinit, solli pas një periudhe të shkurtër dy lhomollogët të kuptuojn qëllimin e lojës së ndyrë dhe kjo situatë kritike u sanua nga dy liderët duke shpalosur qëllimin e perëndimit dhe të kryeministrit Davutogllut prapa skenës.

Ky akt detyroj Rusinë Putiniste të reagoj shpejtë dhe të përforcoj pozitën e saj në bregdetin Sirian me forca më të mëdha të sofistikuar ushtarake të spirancuar në limanin Latakia si e vetmja portë e saj për dalje në detin Mesdhe.

Erdogani me shpejtësi pikasi dy kryefajtorët duke i larguar nga funksionet politike turke. Politika sabotuese e oponentëve i kushtoj shumë Turqisë ngase u përpilua në kohën më të keqe, ku në të njëjtën kohë Erdogani humbi profesor doktor Davutogllun strategun për politikën e jashtme duke krijuar hendikep politik deri më sot.

Pas aktit skandaloz – NATO përmes FETO’s, organizoi tentativën hakmarrëse për grusht shteti duke i dhënë goditje të rëndë politikës turke e veçmas Erdoganit ose Ihvan-i Muslimin në të cilën do të humb pjesën më të mirë të ushtarakëve të aftë për luftë nga envanteri i Armatës Turke.

Grusht shteti la keq brenda dhe jashtë saj politikën turke sepse njëherëzi humbi krahun e strategjisë politike të jashtëm dhe me aktin e fundit humbi edhe një pjesë të mirë të kuadrosë të aftë ushtarake.

Kur kjo merret parasysh, vlerësohet se Gyleni do të mbështetej dhe do të konsiderohej si shembull i Islamit të moderuar në përputhje me qëllimet e këtij projekti.

Gjithashtu nga ky prezantim, mund të kuptohet se Referenca e Sekretarit amerikan të atëhershëm të Shtetit, Colin Powell për Turqinë si një “Republikë Islame” më 1 prill 2004, krijoi një shqetësim serioz.

Sa i përket Turqisë, e cila ka një pozicion kyç brenda fushës së Projektit të Madh të Lindjes së Mesme, për Gylenin mund të ishte planifikuar një rol i ngjashëm si kthimi i Ajatollah Homeinit në Iran pas rrethanave të përgatitura. Në rastin kur referenca e Sekretarit amerikan të Shtetit për Turqinë si një ‘Republikë Islame’ është një politikë e SHBA-së, në këtë rast mentaliteti i moderuar i Islamit i sjellur nga roli që përpiqet t’i atribuohet Turqisë në kuadër të Projektit të Lindjes së Madhe Lindore.

Por kjo ide nuk përputhet me fenë aktuale dhe me mentalitetin shtetëror të krijuar turk, dhe kjo si e tillë shkakton konflikte të mëdha edhe sot.

Megjithate, Turqia Erdoganiste shpejtë morri veten dhe ristrukturoi envanterin e saj me ushtarakë pa përvoj dhe azhuroi projekt planinë ‘’Mburoja e Eufratit’’ duke treguar dhëmbët perëndimit se për 24 orë jemi të aftë të rehabilitojmë aftësitë ushtarake për të pastruar një terren të madh nga DAESH-i në Siri, që ata nuk mund të bënin me vite.

Eshtë pyetja se nëse xhuntistët e NATO-së do të përmbysninë Qeverinë Civile Turke, ata terroristëve sirian të YPG-së u kishin premtuar pjesë toke nga jugu i Turqisë. Por ndodhi e kundërta, Turqia u futë në Siri dhe morri tokë nga YPG-ja!

Gjithashtu ushtarakët xhuntist turk të ikur në greqinë fqinje konsiderohen se nuk janë rastësisht aty por prezantonë një ngacmim provokues ndaj Turqisë, kurse ushtarakët xhuntist turk të inkuadruar në kuadër të forcave të NATO-së në Inxhirlik dhe në bazën e NATO-së në Manhajm të Gjermanisë janë po ata ushtarak që me dekada organizonin tradicionalisht grusht shtete në Turqi për interesat globale imperialiste..!

Së fundi mund të konkludohet se; Fitorja e Çanakkalas pamundësoj copëtimin e Turqisë, kurse dështimi i puçit të 15 korrikut 2016 është goditja më e rëndë dhe e fundit ndaj Turqisë, për t’a penguar vizioninë e Erdoganit drejt vitit 2023, vit ky ku pritet Turqia të merr sovranitetin e plotë të saj në dorë.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit