E hënë, 18 Korrik 2016

Savash VELIU
Kur Turqia me Israelin e izoluar i përafroj marrëdhëniet politike e më pas mes Rusisë, pas
rrëzimit vitin e kaluar të aeroplanit SU-24 nga F-16 turke, u acaruan marrëdhëniet
politike dhe ekonomike deri atëherë të shkëlqyera deri në armiqësi të madhe mes
Turqisë dhe Rusisë me tentativ që të dobësohej ndikimi turk në çështjen e
Sirisë dhe Irakut për të vepruar më duarlirë SHBA-ja në rajon. Por kjo nuk
ndodhi! Sepse, Paqeja mes Turko-Rusisë do të thotë “Disfatë për Washingtoninë”!
Sypozohet se vepra e rrëzimit të avionit rus SU-24 nga aeroplanët dhe pilotë F-16 ishte e qëllimshme ngase po të njëjtët ata pilot sot tentuan të bëjnë grushtetin me atentat bombardues mbi hotelin “Marmaris” ku për një çast më parë ndodhej Presidenti Erdogan. Sot kuptohet se, Pilotët e njëjtë puçist me plan të qëllimshëm kishin rrëzuar atëherë avionin Rus në favor amerikan.
Ka indikacione se, Aeroplanët F-16 të puçistëve për të qëndruar sa më shumë në operacionet ajrore të ishinë mbështetur me AeroTanker C-130 për furnizim në ajër me karburant djegës e ngritur nga Baza Ajrore Amerikane ose e NATO-së “Inxhirlik”. Rasti skandaloz duhet tani të verifikohet dhe është në hetim të sipërt nga ekspertët ushtarak të Ushtrisë Turke e cila me shpejtësi shkarkoi Kryeshefin e Bazës ajrore “INXHIRLIK”!
Atëherë pse gjithnjë sulmohet Turqia ??!
Së pari, Turqia si një vend me shumicë muslimane është pararojë dhe model i demokracisë islame. Perëndimi dëshiron të shkatërrojë Islamin, prandaj Turqia pa mëshirë sulmohet. Jo të shkatërrohet në total, por ajo të mbetet e sëmurë e më pak e interesuar për regjionin ngase është një urë në mes të Evropës dhe Azisë! Këtë dëshirojnë anglo-amerikanët dhe Perëndimi!
Pas kontaktit të parë diplomatik të Turqisë me Israelin dhe atë Rusisë Administarata e Obamës u përskeq dhe përnjëherë i drejtoj Turqisë një mesazh të qartë me atentat bombën në “Aeroportin Ataturk” të Stambollit të bashkëpunuar me ISIS-in, identike me atë të Brukselit, që tregon qart se pas atentateve të tilla qëndrojnë Amerikanët dhe Anglezët të kamufluar në ISIS, (Sot Belgjika vërtetoi se, Atentati në aeroportin e Brukselit ishte vepër e agjentëve të shërbimit anglez me identitet arab të kamufluar si terroristë)!!!
Erdogani si hapë hakmarrëse ndaj këtij akti terrorist e që ishte e drejtuar nga “aleatët faqezezë” u përcjelli urgjent një mesazh më të qartë duke proklamuar se; “Turqia refugjatëve sirianë në vend do t’u jep nënshtetësi Turke” !?
Kjo Anglo-Amerikanët i çmendi tejmase. Ata përshpejtuan kundërpërgjigjen goditëse përmes grushtetit të organizuar në mënyrë “joprofesionale” nga ushtarakët puçist të lëvizjes “Gyleniste” në bashkëpunim me shërbimin CIA e instruktoruar nga Telekanali – CNN amerikan si leksion i fundit ndaj Erdoganit e që fal Zotit dështoj. Gabimi fatal ishte aty se, Puçistët nuk arritën që në hapin e parë të robërrojnë apo të likuidojnë Presidentim e Shtetit Erdogan, e më pas të kalojnë në pushtim e radiostacioneve, mediumeve, internetit apo Telesatit turk etj.
Presidenti Erdogan në këtë rast kritik manovroj përnjëherë dhe ngriti rrugëve popullin në “antigrushtet” duke i’u hedhur mbi tanket e puçistëve gjë e cila paralizoi përparimin e tyre derisa ndërkohë Erdogani fitoi në kohë për të mobilizuar MPB dhe forcat speciale policore në aksion të çarmatosjes së puçistëve të ngulfatura rrugëve nga populli!
Kështu veproi shërbimi sekret CIA mbi principin “Ordo Ab Chaos” (rend nga kaosi, apo përçaj dhe sundo). Së pari bënë kaos, dhe më pas vendos rend.
Në emisionin e CNN nuk nguroj të paraqitet edhe ish Gjenerali Wesley Clark duke ndjerë keqardhje për mossuksesin e grushtetit mbi Erdoganin si dhe Hillary Clinton!?
Kjo na jep në dije se NDOSHTA edhe në pushtimin e Kosovës të vitit 1999 është përdorur e njëjta metod “Ordo Ab Chaos”nga NATO…!!??
Bota Perëndimore për ngjarjet në Turqi ndejti e nemitur rresht katër orë. Pasi u kuptua se grushteti do të dështoj, atëherë Obama bëri një deklarat të shkurt shterpe përmes mediave. E gjithe Bota Perëndimore heshti katër orë duke bërë sehir me të fërkuar duart se ndoshta këtë herë do të shkoj Erdogani si pararendësi i tij, Muhammed Morsi në Egjipt!
Reagimi i parë në të mirë erdhi nga Presidenti i Unionit Botëror të Ulemave Islame, Dr Jusuf al- Kardavi me një mesazh Presidentit të Turqisë, në të cilën ai thotë :
“Zoti President, All-llahu është me ju, me ju janë kombet arabe dhe muslimanët, të gjithë njerëzit e lirë të botës.
Na dijetarët e umetit islam botëror jemi me ju, Xhibrili dhe besimtarët e mirë dhe engjujtë. Ne të gjithë jemi me ju, sepse ju jeni e vërteta ndaj gabimeve, të drejtësisë ndaj dhunës, me njerëzit kundër diktatorit, me lirinë mbi shtypësitë e tyre, dhe me këshilla dhe demokracinë kundër atyre që me dhunën e kamxhik udhëheqinë kombet e tyre.
I shkëlyeri President Erdogan, ju shkoni në rrugën tuaj të drejtë dhe ndërtoni Turqinë si të doni, se si ne duam, drejtoi njerëzit për të vërtetën, ftoji ata në trimëri dhe ndihmoj të shtypurit dhe mbështeti të shtypurit dhe ne do të jemi me ty. Ne do të jemi të fortë dhe do të jemi krah për krah me partinë tuaj dhe bashkëpunëtorët tuaj, dhe Allahu thotë: O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe jini me të sinqertët!
Këto fjalë nuk rrodhën nga goja e “imamit të xhindosur” Fetullah Gylen, robit të CIA-së, por nga robi i Allahut, Jusuf el Kardavi!
Vërtetë Allahu ishte me të sinqertët, dmth, me Turqinë, ngase para operacionit ua futi puçistëve frikën. Në vend se të zbatohej grushteti në orën e parapar me plan në 24 të mesnatës, ata përshpejtuan dy orë më parë tamam populli kur ishte në vlugun e gjallërisë dhe kështu tentativa për “Puç” që në start morri fund!!!
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.