Prapaskenat e çështjes palestineze në historinë moderne


E hënë, 22 Gusht 2016
Isa MYZYRAJ

Isa MYZYRAJ

Përveç ndjenjave fetare të paqarta çifutët nuk kanë pasur asnjë lidhje të fortë me Palestinën gjatë 18 shekujve të kaluar. Mëkatet e tyre mizore gjatë gjithë kësaj priudhe historike i kanë shtyrë udhëheqësit e tyre shpirtërorë që të udhëheqin në mënyrë të tillë që të paraqesin si të merituar gjendjen e vështirë në të cilën ata ranë. Po ashtu si pasojë e veprimeve të tyre, ata ishin të detyruar të qëndronin në mërgim, në pritje të ardhjes së Masias, i cili do t’i udhëhiqte drejt rikthimit dhe rivendosjes në shtetin çifut në Palestinë.

Disa zhvillime të rëndësishme në Europë patën një ndikim të thellë në aspiratat e çifutëve dhe në të gjithë projektin Zionist. Kjo ka të bëjë më së tepërmi me emergjencën që pati në shekullin XVI Lëvizja Reformuese Protestante që u bë më e njohur se kudo në Britani, Amerikë, Hollandë dhe gjysmën e Gjermanisë. Udhëheqja protestante bazohej në Testamentin e Vjetër, sipas të cilit çifutët e përhapur nëpër botë konsiderohen si banorë vendas të Palestinës. Sipas këtyre shkrimeve ato do të rimblidheshin në këtë tokë të shenjtë, në pritje të rikthimit të Mesias që do t’i bënte ata të krishterë dhe do të fillojë një epokë e re njëmijëvjeçare lumturie në botë (kjo nihet si Mileniarizmi).

Kështu u shfaq ai që nihet si “Zionizmi joçifut” i cili u përkrah nga protestantët që mbështesnin projektin çifut për tokat e shenjta.

Për më tepër Europa ishte dëshmitare e zhvillimeve të mëdha politike që ndodhën në shekullin XIX. Nevoja e ngushtë e shteteve laike modern për ta ndarë politikën nga feja, u shtua që me shpërthimin e Revolucionit Francez në 1789. Po ashtu nocionet, nacionalizëm dhe patriotizëm filluan të dominojnë dukshëm në skenën europiane.

Në këtë atmosferë “lirie” çifutët u “liruan” dhe atyre iu gargantuan të gjitha të drejtat e qytetarisë, veçanarisht në Europën Perëndimore. Ky lloj qetësimi i situatës u dha atyre shansin e vetëm për të deportuar Brenda këtyre regjimeve laike dhe për të promovuar qëndrimin e tyre social, ekonomik dhe politik në shoqërinë perëndimore.

Ndërkohë, nacionalizmi dhe patriotizmi në Rusi dhe në Europën Lindore mori një kthesë tjetër. Çifutët, të cilët ishin të cilët ishin të përqëndruar në këto territore me lëvizje revolucionare radikale kundër carit të Rusisë dhe programeve të tij shtypëse dhe tiranike që kishin të bënin me modernizimin dhe asimilimin. Në këto rrethana dhe veçanarisht pas puçit çifut të organizuar për të vrarë carin, Aleksandin e II, në vitin 1881 Rusia dhe Europa Lindore ushtroi një fushatë të dhunshme dhe të përgjakshme presekutimi kundrejt çifutëve. Ky antizemitizëm, I koduar kështu pasi çifutët i përkisnin racës semitike, krijoj të ashtëquajturin “problem çifut”.

Çifutët rus me ankth kërkuan një operacion shpëtimi, ndërkohë që qindra mijëra prej tyre emigruan në Evropën Perëndimore, Amerikën e Jugut dhe atë Veriore. Koha dhe moment ishin të përshtatshëm për Lëvizjen Zioniste që të shtonte fushatën e saj në ndihmë të zgjedhjes së “problemit çifut” me anë të krijimit të një bashkësie çifute në Palestine. Shumë evropian dhe amerikanë e pëlqyen dhe e simpatizuan këtë thirrje. Kjo ndodhi si për arsye fetare, ashtu edhe për të ndaluar fluksin çifut në shtetet e tyre.

Shpërbërja e njëkoshme e kalifatit Osman si dhe shtysa e shteteve evopiane për të ndarë ndërmjet tyre territoret e kësaj perandorie siguroi një shtysë të re për krijimin e “projektit çifut”. Në konferencën imperialiste të Londrës të vitit 1905-1907 u shfaq për herë të parë termi “shtet barrikadë” që i referohej Palestinës dhe që ky term iu transmetua me të shpejtë kryeministrit britanik Kambell Banerman. Kjo ide në thelb ishte vendosja në pjesën lindore të Mesdheut të një bashkësie të huaj pro-perëndimore që do të strehonte një mburojë armike kundër (muslimanëve) popullsisë së këtij rajoni.

Çifutët padyshim ishin vegla më e mirë për zbatimin e këtij projekti imperialist

Në kët mënyrë faktori më i rëndësishëm për formimin e të ashtëquajturit “shtet barrikadë” në zemër të botës muslimane izolimi i anëve aziatike dhe afrikane nga njëra-tjetra. Po ashtu përmes këtij projekti, ata synonin t’i shkëpusnin ose, nëse do të ishte e mundur dhe të shtypnin çdo përpjekje për bashkimin e muslimanëve të këtyre vendeve.

Kjo bashkësi armike çifute ishte programuar që ta çonte umetin musliman në një mosmarrëveshje të gjatë dhe të ndërlikuar, e cila do të shteronte resurset e tij ekonomike dhe ushtarake e në këtë mënyrë do të çonte në paralizimin e vullnetit politik përballë Perëndimit dhe superfuqive të tij.

Ndërsa perëndimi garantonte vazhdimësinë e bashkësive zioniste , mbijetesa e këtij të fundit ishte një pikë kyqe për realizimin e qëllimeve imperialiste në lëtë rajon. Për këtë arsye muslimanët do ta kuptojnë mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit për Izraelin dhe aleancën jo të ndershme që nuk ka si synim të saj vetëm palestinën, por tërë Umetin Musliman dhe aspiratat e tij për bashkim dhe zhvillim.

Perëndimi i krishterë pësoi vuajtje të shumta gjatë 11 shekujsh konfliktesh të stërgjata me shtetet e fuqishme muslimane. Kalifatët e njëpasnjëshëm muslimanë, Rashidinët, Umavitët, Abasitët dhe Mamlukët që të gjithë i kishin dhënë forca të reja umetit. Po ashtu ata kishin ruajtur dinjitetin dhe integritetin e mbarë muslimanëve dhe, njëkohësisht, në mënyrë të efektshme, e kishin imponuar epërsinë e tyre mbi tokën. Edhe Osmanët që erdhën pas Mamlukëve kanë qënë ëpr shekuj të tërë mbrojtës dhe ruajtës të Islamit. Ata aneksuan pjesën më të madhe të Europës Lindore, bashkuan botën arabe nën kufjtë e tyre dhe mbrojtën umetin kundër invazionit kulturor perëndimorë. Por erozioni i vazhdueshëm i pushtetit të tyre që nga shekulli XVIII i frymëzoi fuqitë imperialiste europiane, dhe kjo veçanarisht gjatë shekullit XIX dhe XX, që kërkonin rrugë dhe mënyra që do të çonin në parandalimin e rigjallërimit të botës arabe. Ata ishin të gatshëm të përdornin dhe forcën nëse do të ishte e nevojshme për ta arritur këtë. Kësaj i shtohet edhe termi “shtet barrikadë” i cili është kodi emërorë për themelimin e një bashkësie zioniste në tokën e Palestinës.

Referenca nga libri i DR. Muhsin Muhamed Salih “THE PALESTINIAN ISSUE its background and development up to 2005” “ÇËSHTJA PALESTINEZE-historia dhe zhvillimi i saj deri në 2005” fq: 24, 25,26

Të fundit