Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Prefiksi telefonik i Kosovës + 383

Prizren Post | 16:31 - 08.08.2013

Bruksel, 8 gusht – Serbia ka pranuar marrëveshjen me Kosovës për çështjen e telekomunikacionit. Sot ishte dita e fundit kur Serbia duhej t’i kthente përgjigje Bashkimit Evropian nëse do ta pranonte marrëveshjen apo jo.

Pika më e diskutueshme ka qenë Kodi telefonik ndërkombëtar i Kosovës. Sipas burimeve të Koha Visionit, Kosova do ta ketë kodin +383 dhe nuk do të aplikojë vetë, mirëpo nëpërmes Austrisë apo Suedisë. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh udhëheqëse e delegacionit kosovar në këto bisedime, ka thënë dje se draftmarrëveshja e fundit e propozuar nga BE-ja ishte e pranueshme për Kosovën, por se Serbia ishte ajo që pati mospajtime.

Takimi i radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiq varej kryesisht nga rezultatet e këtyre negociatave për telekomunikacionin.


Etiketa:
Arivisti Company