E premte, 28 Qershor 2019
MITROVICË – Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq ka deklaruar se nga e hëna më 1 korrik, dyqanet ushqimore, kioskat, madje edhe furrat e bukës në këtë pjesë të vendit nuk do të punojnë.
Ai tha për gazetën serbe “Politika se kjo u vendos në një takim të bizneseve private, për shkak të taksës prej 100 përqind mbi produktet serbe në nëntor të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Serbia është duke përgatitur një skenar për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës. Në këtë pjesë të vendit po planifikohet inskenimi i mungesës së produkteve ushqimore, transmeton Klan Kosova.
Etiketa: Kosovë, Mitrovicë, Serbët, Taksa 100%, Veriu