Prej ngacmimeve seksuale në Japoni, deri te vjedhja në Bruksel, kështu e turpëruan Kosovën zyrtarët e saj jashtë vendit


E shtunë, 30 Qershor 2018

Prishtinë – Përveçse kryejnë shumë pak punë në udhëtimet e tyre zyrtare, personat zyrtarë të qeverisë së Kosovës, po e turpërojnë vendin të udhëtimet e tyre jashtë shtetit, shkruan “Bota sot”.

Ministria e Arsimit ka suspenduar nga puna një zyrtare të lartë, pasi e njëjta është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel, gjatë një vizite zyrtare në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, delegacion në të cilin merrte pjesë edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.
Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja e Kosovës ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Por, ky nuk ishte skandali i vetëm nga zyrtarët e Kosovës në udhëtimet e tyre zyrtare nëpër botë.

Më datë 01.09.2015 në qendër të Trajnimeve Jica Kitakjushu në ujdhesën Kjushu të Japonisë është burgosur Ramadan Sejdiu nga Policia e shtetit të Japonisë, për arsye se kishe ngacmuar seksualisht një vajzë japoneze atje, gjatë qëndrimit të tij zyrtar.

Një skandal diplomatik me protagonist zv/ambasadorin e Kosovës në Kroaci është regjistruar në Zagreb para 5 viteve. Urtak Hamiti, është arrestuar ne gjendje te dehur, pasi kishte shkaktuar një aksident rrugor.

Sipas mediave kroate, zyrtari nga Kosova ka vënë në panik kalimtarët e rastit, për shkak të veprimeve të pakontrolluara me makinën e tij.

Gjithashtu, para pak vitesh, një zyrtar i Kosovës gjatë udhëtimit të tij në SHBA, ishte arrestuar atje për shkak të terrorizmit dhe tregti me armë të luftës, ndërsa një tjetër ishte arrestuar në Serbi, pasi ishte kapur me kokainë.

Udhëtimet zyrtare të këtyre personave, që do duhej të ishin për ta përmirësuar imazhin në mënyrë pozitive të Kosovës, ata po e shkatërrojnë atë.

Duhet urgjentisht që në udhëtimet e radhës, të zgjedhën njerëz me kujdes për atë punë, e jo vetëm sa për të shëtitur dhe për të bërë skandale.

Etiketa: ,
Të fundit