E enjte, 29 Tetor 2015 
Prishtinë – Sigurimi i Kuvendit duket t’i ketë marrë të gjitha masat e nevojshme për të evituar ndonjë incident gjatë kohës kur Kuvendit të Kosovës do t’i drejtohet me një fjalim presidenti i Austrisë Heinz Fischer.
Gazetari i lajmi.net që ndodhet në Kuvendin e Kosovës, bën të ditur se në të gjitha hyrjes e objektit sigurimi është duke aplikuar kontroll.
Kontrollimit thuhet se po i nënshtrohen deputetët, por edhe mysafirët.