E mërkurë, 29 Qershor 2016
Ankara – Rama pritet që së bashku me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së urës Osman Gazi dhe në programin e iftarit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim në rezidencën presidenciale në Ankara Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithashtu Rama pritet që së bashku me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së urës Osman Gazi dhe në programin e iftarit.
Gjatë kësaj vizite do të diskutohet për marrëdhëniet shumëdimensionale bilaterale në të gjitha frontet mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.