Presidenti Erdoğan takohet në Hagë me kryeministrin britanik Starmer


E mërkurë, 25 Qershor 2025



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan vazhdon takimet e tij dypalëshe në Hagë të Holandës, ku gjendet për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Takimi i Erdoğan me Starmer u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat, në ndërtesën ‘World Forum’ ku mbahet samiti.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, Drejtori i Inteligjencës turke (MIT), İbrahim Kalın, Drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun, Këshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri Akif Çağatay Kılıç dhe Zëvendëskryetari i Partisë AK Halit Yerebakan.







Etiketa:
Të fundit