E hënë, 15 Maj 2023
Presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev përgëzoi presidentin Erdoğan dhe Aleancën Popullore për marrjen e shumicës së votave në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Baku
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev përgëzoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe Aleancën Popullore për marrjen e shumicës së votave në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mandatit të 28-të, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Presidencës së Azerbajxhanit thuhet se Aliyev e ka telefonuar Erdoğan-in dhe i ka përcjellë urimet e tij.
Aliyev theksoi se Türkiye nën udhëheqjen e Erdoğan-it ka përjetuar përparim të madh dhe si manifestim i kësaj, populli vëlla turk edhe në këto zgjedhje ka treguar besimin tek lideri i tij.
Erdoğan falënderoi gjithashtu Aliyevin për interesimin dhe urimet e tij.
Gjatë bisedës, liderët theksuan edhe një herë se miqësia dhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve janë të përhershme dhe të palëkundura./AnadoluAgency/
Etiketa: Recep Erdoğan