Presidenti i bëri dëme të mëdha vendit me idetë për dialogun


E premte, 1 Mars 2019

PRISHTINE – Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka qenë i ashpër ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se Thaçi i ka bërë dëme Kosovës me idetë për dialogun.

“Shumë e dua presidentin. Presidenti [Hashim Thaçi] i ka bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe me avancimet për ndarje të Kosovës”.

“Diskutimet e tij e kanë sjellë gjendjen ku jemi sot”.

Shefi i Qeverisë ka shprehur keqardhje që liderët e vendit nuk janë unik duke iu referuar çështjes së taksës, njofton Klan Kosova.

“E dini situatën me Trepçën. Serbia ka provuar të na ndalë në të gjitha temat deri sot – ka provuar në Ushtri por ne ishim unik ashtu si ishim edhe për Trepçën”.

“Keq që nuk jemi unik tash. Sikur të ishim unik, Amerika dhe Evropa do të na respektonin”.

“Vrapimi që të bëhemi proamerikan duke e hequr taksën ndaj Serbisë nuk na ndihmon shumë”.

Këto komente kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë pas Akademisë Përkujtimore për akademikun Idriz Ajetin.

Etiketa: , , ,
Të fundit