E diel, 5 Gusht 2018
Caracas – Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, ka thënë se i ka shpëtuar një tentimi për vrasje me anë të një droni që barte eksploziv.
Maduro ishte duke folur në një ngjarje ushtarake në Caracas kur u krye sulmi i pretenduar ndaj tij, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Pamjet kanë treguar se si gjatë fjalimit ai ka shikuar papritur lart – i trembur – dhe ushtarë që po iknin.
Maduro ka fajësuar Kolumbinë për sulmin, diçka e mohuar nga Bogota duke quajtur akuzat si të pabaza.
Shtatë ushtarë kanë mbetur të lënduar dhe disa veta ishin arrestuar më vonë, kanë njoftuar autoritetet e Venezuelas.
Dy dronë të ngarkuar me eksploziv u afruan aty ku presidenti po qëndronte, ka thënë ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez.
Vet Maduro më vonë ka thënë: “Një objekt fluturues plasi afër meje, një eksplodim i fuqishëm. Disa sekonda më pas ndodhi edhe shpërthimi i dytë”.
Në videon e mëposhtme mund të shihni se si truprojat reaguan për të mbrojtur presidentin gjatë sulmit:
[youtube Q3m2oOhi75M]
Etiketa: Nicolas Maduro, Venezuela