E mërkurë, 6 Janar 2021
DELAWARE – Presidenti i zgjedhur Joseph R. Biden Jr. tha se shkelja e mbështetësve të Trumpit në ndërtesën e Kapitolit ishte “një sulm ndaj shtetit të së drejtës si diçka që se kemi parë ndonjëherë” dhe i bëri thirrje Presidentit Trump të denonconte menjëherë turmën që kishte pushtuar ndërtesën, zyrat e vandalizuara dhe ligjvënësit të detyruar të evakuohen.
“Në këtë orë, demokracia jonë është nën një sulm të paparë, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë në kohët moderne,” tha Z. Biden në një konferencë shtypi në Delaware. “Një sulm ndaj kështjellës së lirisë, vetë Kapitolit.”, tha Biden.
Z. Biden kërkoi shprehimisht që Z. Trump, i cili në ditët e fundit kishte inkurajuar mbështetësit e tij të mblidheshin në Washington, të dal në televizion dhe publikisht “të kërkon fundin e këtij rrethimi”, njofton Prizren Post.
Etiketa: Aktuale, Amerikë, Donald Trump, Joe Biden