E diel, 29 Dhjetor 2013
Pamje e pazakontë për një President, është ajo e Kreut të Shtetit të Uruguai, Jose Pepe Mujica, i cili gjatë ceremonisë së prezantimit të Ministrit të Ekonomisë, Mario Bergara, i befasoi të gjithë.
Pantallona të gjatë të ngritura deri në gjunjë, ndërsa në këmbë mbante veshur një palë shapka, nga binin në sy thonjtë e paprerë. Presidenti i Uruguait është modeli i politikanit, që duket se nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Mujica ka bërë bujë në gjithë botën për shkak të masave drastike që ka vendosur për shpenzimet e tij. Ai ka pranuar që nga rroga e tij të marrë vetëm 10 për qind. Mujica nuk ka pranuar që të jetoj në rezidencën presidenciale, por në një shtëpi modeste dhe në fshat.
Etiketa: Jose Pepe Mujica, Uruguaj