E shtunë, 21 Nëntor 2015
Tirane – Presidenti Bujar Nishani, do të mbledhë sot në orën 19:00, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas sulmeve terroriste të Parisit.
Sipas një njoftimi për shtyp, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare do të jenë të pranishëm presidenti Nishani, kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreu i SHISH-t, Visho Ajazi.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se në këtë mbledhje do të flitet për angazhimet e vendit në luftën kundër terrorizmit.
Etiketa: Bujar Nishani, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Presidenti, Shqipëri