Presidenti Obama mbështetje të hapur për Hillary Clinton


E mërkurë, 14 Shtator 2016

obama

Washington – Presidenti amerikan Barack Obama mori pjesë në tubimin e Partisë Demokratike në shtetin e Philadelphias para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 nëntor të këtij viti. Ai dha mbështetjen e tij për kandidaten e kësaj partie, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në tubimin parazgjedhor në Philadelphia, Obama i përmendi tërthorazi “pikëpyetjet” e opinionit publik në lidhje me gjendjen shëndetësore të Clintonit. Ai tha se ajo udhëton më shumë se sekretari i shtetit.

– “Trump nuk është aspak i përshtatshëm ta përfaqësojë vendin jashtë” –

Duke bërë krahasimin mes Clintonit dhe kandidatit nga Partia Republikane Donald Trump, Obama tha se “Clinton ka kualifikime më shumë se çdo kandidat tjetër i deritanishëm. Ndërkaq, kandidati tjetër nuk është aspak i përshtatshëm ta përfaqësojë jashtë apo ta udhëheqë vendin”.

Leave a Reply

Të fundit