Presidenti tajvanez thotë se vendi i tij nuk i përket Pekinit


E diel, 17 Maj 2026
Presidenti tajvanez thotë se vendi i tij nuk i përket Pekinit

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching, ka deklaruar të dielën se shprehja “pavarësia e Tajvanit” do të thotë se ishulli nuk i përket Pekinit dhe se vetëm populli tajvanez mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Komentet e Lait, që përsërisin qëndrimet e tij të mëparshme, vijnë disa ditë pasi presidenti Donald Trump u takua me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në Pekin, në një samit që ngriti shqetësime në Tajvan lidhur me mbështetjen amerikane për ishullin.

Kina e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur demokratikisht si territor të sajin dhe madje nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta vënë nën kontrollin e Pekinit, veçanërisht nëse gjykon se ishulli po kërkon pavarësi formale.

Mirëpo, duke folur në Taipei, Lai ka thënë se qeveria tajaveze mbron qëndrimin se sovraniteti i Tajvanit nuk mund të cenohet apo aneksohet dhe se e ardhmja e tij duhet të vendoset nga populli i tij.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit