Presidenti Thaçi, pjesë e bisedimeve në Bruksel


E diel, 22 Janar 2017

Prishtinë – Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka konfirmuar për Klan Kosovën se në takimet e radhës që do të mbahen në Bruksel, delegacioni i Republikës së Kosovës do të përbëhet nga presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa.

“Kryeministri Isa Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, ka thënë Abrashi.

Të martën në mbrëmje, më 24 janar, pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Etiketa: , ,
Të fundit