Presidenti Thaçi zv. sekretares së NATO-s: Ushtrinë do ta bëjmë me ndryshime kushtetuese


E premte, 27 Tetor 2017

 “Jemi duke zhvilluar një proces gjithë-përfshirës të konsultimeve dhe të informimit. Do të shterim të gjitha mundësitë që transformimi të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi.

“Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova i është gëzuar anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe e mirëpret mundësinë që edhe Maqedonia të hyjë sa më parë në NATO.

“Sa më parë rajoni ynë bëhet pjesë e NATO-s, aq më e qëndrueshme do të jetë paqja në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gottemoeller u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon dhe shtoi se KFOR do të qëndrojë në Kosovë për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Presidenti Thaçi u shpreh se roli i NATO-s në Kosovë dhe rajon është i pazëvendësueshëm por duhet të punohet edhe që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s”, thuhet tutje në komunikatën e presidences, transmeton Express.

Etiketa: , ,
Të fundit