Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri armen diskutojnë procesin e normalizimit


E mërkurë, 3 Qershor 2026
Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri armen diskutojnë procesin e normalizimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, diskutuan të martën marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet rajonale gjatë një telefonate, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, transmeton Anadolu.

Erdogan ka thënë se procesi i normalizimit mes Ankarasë dhe Jerevanit po vazhdon përmes hapave që synojnë nisjen e tregtisë së drejtpërdrejtë mes dy vendeve.

Gjatë bisedës, Pashinyan i ka uruar Erdoganit festën e Kurban Bajramit.

Duke theksuar se Ankaraja po punon për paqe dhe stabilitet në rajon, Erdogan ka thënë se Turqia do të vazhdojë të mbështesë çdo hap në këtë drejtim.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit