E enjte, 19 Korrik 2018
Prishtinë – residenti i Kosovës ka deklaruar në Zona e Debatit në Klan Kosova se disa procese në Kosovë politika të caktuara i kanë ndaluar dhe për këtë ka faj vet klasa politike e askush tjetër.
Sipas Hashim Thaçit, ushtria ka pasur mundësi të bëhet para katër vjetësh, e liberalizimi i vizave qysh në vitin 2015.
“Kemi gjendje më të disfavorshme për themelim të ushtrisë tani, se sa para katër vjetësh. Para katër vjetësh kemi pasur aprovim unanim ndërkombëtar, sot e kemi një hezitim unanim ndërkombëtar”, ka deklaruar Thaçi.
“Edhe sa i përket demarkacionit, u desh të kalojnë tri vjet. Vendimi i ditës së djeshme ka mundur të ndodhë qysh në verë të 2015”.
“Prandaj ftoj liderët që të shikojnë përtej politikës sezonale”.
[youtube 2a8I21mO2SA]
Etiketa: Hashim Thaçi, Kosovë, Liberalizimi, Presidenti, Ushtria e Kosovës