E martë, 20 Tetor 2015
Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të takohet sot me liderët e partive opozitare.
Ky takim vjen në kuadër të iniciativës së presidentes, për tu takuar me të gjithë udhëheqësit e partive parlamentare, me qëllim që të gjendet zgjidhje për krizën politike.
Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës kanë deklaruar se ata do të shkojnë bashkë në takimin e thirrur nga Jahjaga, por opozita ka paralajmëruar se nuk ka ndryshuar qëndrimet lidhur me kërkesën e tyre që kryeministri Isa Mustafa të tërheq nënshkrimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si dhe rishqyrtimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.
Jahjaga dje paralajmëroi se pas takime të ndara me krerët partiakë, ajo do të organizojë një tryezë, ku do të ftojë të gjithë liderët politikë në vend./lajmi/