E mërkurë, 12 Qershor 2019
Këshilli Kombëtar Boshnjak, si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi , ka dërguar kërkesë Serbisë dhe Malit të Zi për vendosjen e statusit special për Sanxhakun, territori i së cilit është ndarë nga viti 1912 dhe shtrihet në këto dy shtete. Si rezultat i këtij veprimi, kanë filluar presione të pa reshtura të nacionalistëve serb ndaj Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe boshnjakëve të Sanxhakut.
Siç është ka raportuar Tanjug, ministri i administratës shtetërore dhe vetëqeverisje lokale në qeverinë serbe, Branko Ruzhiq ka paralajmëruar dërgimin e “inspeksionit” në Këshillin Kombëtar Boshnjak për shkak të kërkesës drejtuar zyrtarëve kryesorë të Serbisë dhe Malit të Zi për vendosjen e statusit special në Sanxhak.
Kjo nuk është hera e parë që pionieri i Sllobodan Millosheviqit, Ministri Ruzhiq, shfaqet në mënyrë fashiste nga vitet 90-ta e këtej, në lidhje me kërkesat legjitime të boshnjakëve të Sanxhakut.
Në demonstrata e 5 tetor t; vitit 2000, kur ra sundimi i Mollosheviqit në Serbi, Ruzhiq ishte në pozitën e liderit të rinjve të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS-it) dhe sikur të ishte kryer lustrimi në Serbi, as Ruzhiq e as partia e tij, pra Partia Socialiste e Serbisë , lider i së cilës tashmë është Daçiq, nuk do mund të vepronin politikisht sot në Serbi. Për shkak të mungesës së ligjit dhe drejtësisë, jo vetëm për shkak të mungesës së lustracionit, por edhe për shkak të mos procesimi të krimeve të luftës, sigurisht edhe për ekzistimit të mafisë shtetërorë të cilën PSS (SPS) kishte krijuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, Serbia tani është peng i së kaluarës, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar Boshnjak.
Sanxhaku nuk dëshiron të mbetet në atë robëri. Një seri kërcënimesh drejtuar nga ministrat serbë, dhe sidomos ai i dërguar nga presidenti serb Vuçiq nga parlamenti serb, thonë se Serbia nuk dëshiron dialog. Prandaj është e nevojshme që sa më shpejt të jetë e mundur të mundësohet “Inspektimi” ndërkombëtar, nën përkujdesjen e OKB-së, BE-së dhe NATO-s, për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes Sanxhakut dhe Serbisë, si dhe zgjidhjen e statusit të Sanxhakut.
Sa i përket inspektimit që kërcënon regjimin serb, thuhet në reagim, se KKB është organ politik i zgjedhur që përfaqëson boshnjakët, me asgjë më pak legjitimitet elektoral i organeve që përfaqësojnë serbët, siç janë qeveria fatkeqe në të cilën përbërje është Ruzhiq. Histeria dhe shpërthimet gjithnjë e më të shpeshta të përfaqësuesve të regjimit shovinist serb dëshmojnë faktin se fundi i fashizmit është afër, thuhet në fund të kësaj komunikate.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Ismet Azizi