E diel, 8 Dhjetor 2013
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë vizitës së saj në Holandë mbajti fjalim në forumin TEDxAmsterdamWomen për kontributin e grave të Kosovës në periudhat e ndryshme të shtetformimit tonë, me titull “Zërat që thyen heshtjen: Gratë e Kosovës”.
TEDxWoman fokusohet në mënyrën e veçantë se si femrat e botës kontribuojnë në ndryshimin dhe rimodelimin e së ardhmes. TEDxWoman është një konferencë globale ku femrat japin platformat e tyre që inspirojnë të tjerët.
I tillë ishte edhe fjalimi i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që u mirëprit nga të pranishmit po edhe shqiptarët që e kanë parë, kudo që jetojnë ata.
[youtube VC7Rtwh1OeU]
Etiketa: Atifete Jahjaga, TEDx